Juria e festivalit të Kanës
Aktori veteran francez, Vincent Lindon, do të kryesojë jurinë në Festivalin e Filmit në Kanë, për çmimin kryesor “Palma e Artë”. Juria nën drejtimin e Lindon, i cili luajti në fituesin e vitit 2021 "Titane", do të zgjedhë midis 21 filmave.
62-vjeçari Lindon do të shoqërohet nga tetë kolegë jurie. Ata janë aktorja dhe regjisori britanik Rebecca Hall, aktorja indiane Deepika Padukone, aktorja suedeze Noomi Rapace, a regjisorja italiane Jasmine Trinca, regjisori iranian Asghar Farhadi, regjisori francez Ladj Ly, regjisori amerikan Jeff Nichols dhe ai norvegjez Joachim Trier.
Edicioni i 75-të i Kanës, është një ndërthurje e regjisorëve të shtëpive artistike kryesore rë Hollivudit.
Mjeshtri i horrorit kanadez David Cronenberg, regjisori amerikan James Grey dhe francezja Claire Denis janë ndër konkurrentët për “Palmën e Artë”. Ata pritet të sjellin një grup yjesh në tapetin e kuq, me ndërthurjen e Cronenberg-ut sci-fi/horror "Crimes of the Future" me Kristen Steëart, Lea Seydoux dhe Viggo Mortensen.
Denis kthehet me një thriller të vendosur në Amerikën Qendrore - "Yjet në mesditë" - me Taron Egerton dhe Robert Pattinson. Hyrja e Greit, "Armageddon Time", është një përrallë e bazuar në adoleshencën e tij në Nju Jork, me Anne Hathaëay, Oscar Isaac, Cate Blanchett dhe Anthony Hopkins.
Tom Cruise do të marrë pjesë në premierën botërore të "Top Gun: Maverick", vazhdimi i filmit të tij të suksesshëm të vitit 1986, por jashtë konkurrimit.
Edicioni I 75-të i festivalit të filmit do të zhvillohet nga data 17 deri më 28 maj në Francë.