Ja cilat janë filmat që duhet ti shihni patjetër
Industria e filmit tashmë njihet në të gjithë botën si ndikuese e jashtëzakonshme e cila gjeneron miliona shikues. Një industri e cila ka sjellë në vëmendjen e publikut , histori njerëzore , imazhe të pavdekshme e shumë të dashura për publikun. Të shumtë janë edhe ata që janë shumë të apasionuar pas filmave, madje nuk jetojnë dot nëse nuk i shikojnë.
Të ftuar në emisionin “Jeto me orën’ kineasti Skënder Jaçe, Alma Çelaj dhe Edi Hallaçi na na rrëfyen për lidhjen e tyre të veçantë me filmat. Alma u shpreh se “Teksa po i kaloja në mëndje filmat që kam parë më rezultoi që kisha parë 1000 të tillë”. Nëse kthejmë vëmendjen nga industria e filmit në vendin tonë, para shkatërrimit të kinostudios ‘Shqipëria e Re” filmi ka qenë luks krahasuar me kohët e sotme. Ndërsa sot është për të ardhur keq pasi kinematografia shqiptare e ka humbur “shtratin” e saj. Jaçe shprehet se ‘Kjo gjë është për të ardhur keq pasi magjia e ekranit të madh është fantastike”.
Ndërsa Alma Çelaj shprehet se “Janë shumë të paktë njerëzit të cilët shkojnë në kinema edhe kjo gjë është shumë për të ardhur keq”. Por duket se ka një dritë jeshile në fund të tunelit pasi janë të rinjtë shqiptarë ata të cilët mund ta çojnë kinematografinë shqiptare përpara.
60-të vjet Fakultet Muzike në vend
27 Prill, 19:39
Sipas Edi Hallaçit të rinjtë sot janë të prirur që ti frekuentojnë kinematë dhe për këtë arsye shumicën e rasteve zgjidhet transmetimi i filmave kult që ata të tërhiqen dhe ti shikojnë. Mund të ketë shumë filma të bukur dhe nuk ndiqen nga audienca ndërsa filmave të cilëve ju bëhet më shumë marketing janë më të ndjekurit. Një tjetër arsye që kinemasë i kanë humbur vlerat është se shikuesi nuk ndihet aspak i përfshirë në atë film dhe nuk e ndjek.
Disa nga filmat që na sygjeroi Edi Hallaçi janë filmat “Shutter Island”, “The green book”, “The great Gatsby”, “Quills” dhe “Lord of rings”. Ndërsa disa filma të sygjeruar nga Alma Çelaj janë “Kill Bill”, “Pulp Fiction”, “The great beauty”, “Forrest Gump” dhe “Inglourious basterds”. “Cinema Paradiso” ishte filmi i sygjeruar nga Skënder Jaçe.

