Rusia thotë se ka rrëzuar avionë luftarakë ukrainas

Ushtria ruse pretendon se një avion luftarak ukrainas MiG-29 është shkatërruar gjatë një beteje ajrore në Donetskun lindor.

Në një konferencë për shtyp, Igor Konashenkov, një zëdhënës ushtarak rus tha se mbrojtja ajrore ruse ka shkatërruar gjithashtu dhe dy raketa Tochka-U në Luhansk, si dhe një raketë Smerch në Donetsk.

Sipas tij forcat ruse kanë rrëzuar 10 dronë ukrainas, kanë goditur 38 objektiva ushtarakë në Ukrainë si depo armësh apo vende komanduese.

Referuar BBC, të dyja palët pretendojnë vazhdimisht se i kanë shkaktuar dëme njëra-tjetrës, por një gjë e tillë nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur prej saj.