Hoxhë Kalaja: Zoti duhet adhuruar edhe pas Ramazanit, njeriu është vazhdimisht në sfidë
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Ahmed Kalaja u shpreh se në Kur’an thuhet se Zoti duhet adhuruar deri në fund të jetës.
Ai tha se prandaj zoti duhet adhuruar dhe i treguar devotshmëri, edhe pas muajit të Shenjtë të Ramazanit, pasi njeriu është gjithmonë në sfidë.
Kalaja: Në Kur’an thuhet se Zoti duhet adhuruar deri në fund të jetës. Nuk mbaron përkushtimi për zotin me këtë kohë me Ramazanin. Njeriun është mes njerëzve dhe brenda tij është fara e shthurjes dhe devocionit. Te njeriu në islam janë të dyja aspektet. Brenda njeriut është edhe engjëlli edhe shejtani, prandaj njeriu është vazhdimisht në sfidë.
Nuk janë festat dhe Bajrami si festë për ata që veshin rroba të bukura. Ata janë për njerëzit që janë të devotshëm ndaj Zotit. Nuk është e lehtë që njeriu të orientohet sikurse duhet sepse ka shumë faktorë që e nxjerrin nga rruga e Zotit. Zoti është po ai që ishte para, gjatë dhe do të jetë ai edhe pas Ramazanit.
