Çoçoli: Çmimet nuk do të ulen edhe për 2 vitet e ardhshme, 3000 lekëshi i qeverisë i pamjaftueshëm
Në një intervistë për RTV Ora, gazetari i ekonomisë Fatos Çoçoli u shpreh se Banka Botërore është e shqetësuar sepse çmimet nuk do të njohin rënie për këtë vit.
Ai tha se sipas parashikimeve të kësaj Banke për vitin 2022 çmimet e natës dhe gazit do të rriten akoma, ndërsa pritet që dy vitet pasardhëse të mos ketë ulje, por vetëm stanjacion.
Çoçoli: Banka Botërore është e shqetësuar sepse çmimet nuk do të njohin rënie për këtë vit. Ata parashikojnë se do të ketë dyfishim të çmimit për gazin. Do të jetë shumë lart çmimi i naftë. Edhe çmimi i bordit tonë është në rritje, pasi o ndodh kjo gjë edhe në botë. Do të ketë një spirale botërore gjatë këtij viti, ndërsa Banka Botërore thotë se edhe për 2 vitet e ardhshme nuk do të ketë ulje, por çmimet do të qëndrojnë në vend.
Lidhur me ramitancat ka pasur rritje këtë vit. Kjo do të thotë se familjet shqiptare janë në vështirësi lidhur me çmimet dhe emigrantët dërgojnë më shumë para për familjarët e tyre këtu. Kjo është arsye pse ka një rritje të remitancave. Po ashtu kemi investime të rritura pasi janë rritur çmimet. Banka Botërore e përforcon idenë e krizës lidhur me çmimet.
Çoçoli shtoi se ky është fillimi i majit dhe është muaji i fundit i paketës së rezistencës sociale së miratuar nga qeveria për krizën.
Çoçoli: Ky është fillimi i majit dhe është muaji i fundit i paketës së rezistencës sociale, por nuk është se jemi duke parë këtë rezistencë. Ai 3000 lekshi është i pamjaftueshëm. Unë e ftoj qeverinë që ta rishikojë këtë skemë. Ky bord i transparencës nuk është transparent sepse nuk ka përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertët.
