Ryan Reynolds, nga skena hollivudiane në shkallët e fanatikëve të futbollit britanik

Në pritje që George Cloney të marrë drejtimin e klubit Derby County, profili më i lartë hollivudian i angazhuar drejtepëdrejtë në futbollin britanik është Ryan Reynolds. Prej pak javësh president i klubit gjysmëamator të Wrexham, duket se po e shijon momentin. Reynolds po e ndjek ekipin prej disa kohësh ndërsa me siguri do të jetë tifozi më i njohur në finalen e FA Trophy në 22 maj kundër Bromley.

“Dragonjtë” do të rikthehen në “Wembley” pas një mungese të gjatë 7-vjeçare pas disfatës në finalen e 2015-ës ndaj North Ferriby United. Momentalisht, Wrexham renditet në vendin e dytë të divizionit National League dhe do të tentojë deri në fund ngjitjen në Ligën e Dytë të futbollit anglez.

Ryan Reynolds, nga skena hollivudiane në shkallët e fanatikëve

Marrja e presidencës nga Reynolds ka pasur një efekt të madh edhe tek vetë lojtarët e Wrexham, jeta e të cilëve ka ndryshuar pas mbërritjes së yllit hollivudian në qytezën e tyre të mërzitshme. Publikimi i një videoje me golin e Paul Mullin është ndjekur 3.6 milionë herë dhe e ka bërë 27-vjeçarin njeriun e momentit në futbollin amator.


Reynolds u bë pronar i klubit të Wrexham pasi e bleu për rreth 2 mln. Pound, duke e nxjerrë përfundimisht nga një spirale e rrezikshme për shkak të përfshirjes së drejtuesve të mëparshëm në shumë afera korruptive dhe jo vetëm. Një ëngjëll i vërtetë aktori i “Deadpool” për komunitetin e vogël uellsian.