"Mitsubishi" merr përpara tre makina të parkuara në Mallakastër, plagoset këmbësori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2022, 09:41
Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës.
Në vendin e quajtur "Kthesa e Kalivaçit", shtetasi me inicialet V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip "Mitsubishi" ka goditur tre mjete të parkuara dhe këmbësorin shtetasin Q. H., 87 vjeç.
Si pasojë ky i fundit është lënduar dhe është transportuar për në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin V. K, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
