“Çfarë ke që më shikon”, si nisi sherri mes djalit i kryeplakut të Kaninës dhe oficerit të Delta Forcë, detaje të reja nga Vlora
Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 18:55 minuta, ditën e djeshme 29 prill, në lagjen '10 Korriku' në Vlorë.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se konflikti për një femër, pikërisht për të dashurën e Juxhino Todi Aliaj ka nisur disa kohë më parë. Juxhin Aliaj së bashku me Lisjan Myrtaj kishin kohë që kishin debate mes tyre, duke qenë se banonin në të njëjtën zonë në lagjen 10 Korriku.
Ditën e djeshme konflikti nisi në mënyrë krejt banale me “çfarë ke që shikon”, në sharje e fyerje në sytë e një femre dhe përfundoi në përdorimin e armës së zjarrit.
Policia bënë me dije se është qëlluar nga të dyja anët si nga Juxhino Aliaj dhe nga Lisjan Myrtaj duke pasur paraprakisht shkëmbim zjarr.
Ka qenë Lisjan Myrtaj i cili ka goditur i pari. Në dëshminë e tij në polici ky i fundit tregon se pas sharjeve drejtuar Juxhin Aliajt ai i fundit ka nxjerr armën teksa Lisjan Murtaj pranon që ka goditur i pari me armën e shërbimit por deklaron se ka goditur për vetmbrojtje.
Plumbat janë lëshuar nga armë zjarri e llojit pistoletë. Në vendngjarje është goditur më shumë se katër herë. Ndërkohë dy plumba janë gjetur në tokë, një në murin e një banesa dhe dy në automjetin e llojit BMË Ml me targat AA 858 FY.
Automjeti ishte në pronësi të babait të Juxhin Aliajt kryeplakut të Kaninës Astrit Aliaj në dokumente por përdorej nga i biri.
Si Juxhin Aliaj dhe e dashura e tij pas plumbave kanë tentuar të hipin në autometin tip Ml për tu larguar por Lisjan Myrtaj i ka ndjekur duke i qëlluar dhe drejt për drejt në xhamin e parëm të makinës ku duket qartë plumbi por fatmirësisht pa pasoja për të dyja palët.
Juxhin Aliaj është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa Lisjan Murtaj është dorëzuar në polici pikërisht në vendin e ngjarjes.
Në vendgjarje policia ka gjetur dhe të dashurën e Juxhino Aliajt ku pas marrjes prej disa minutash në pyetje në vendin ku ndodhi ngjarja e ka shoqëruar për në banesë në zonën e 7 pallateve.
Në dëshminë e tij në policinë e Vlorës Lisjan Myrtaj ka treguar sesi ndodhi ngjarja teksa është shprehur se kanë goditur të dyja palët Juxhino doli nga pallati me të dashurën, dhe aty nisën konfrontimet me sharje dhe fyerje Juxhino më drejtoi armën ndërsa un në gjaknxehtësi godita drejt tij i cili reagoi duke i shpëtuar plumbave dhe duke qëlluar dhe ai drejtë meje.
Më pas është larguar ka deklaruar nder të tjera Lisjan Myrtaj në polici efektivi tashmë po hetohet edhe nga SHÇBA.
Teksa konfirmohet se në polici ka qenë vetë Lisjan Myrtaj i cili ka bërë gjithashtu lajmërim me telefonatë për ngjarjen në fjalë.
Policia ka marr në pyetje dhe të dashurën e Juxhin Aliajt e cila ka treguar versionin e saj të ngjarjes duke u shprehur e tronditur rreth ngjarjes në fjalë dhe duke thënë se dinamika e ngjarjes nuk e la të kuptonte shumë detaje.
Janë shoqëruar tre persona të tjerë në polici në momentet e para së bashku me Lisjan Myrtajnë të cilët janë dëshmitar okular të ngjarjes dhe banor të zonës si dhe një numër i madh janë pyetur në vendin e ngjarjes për të zbardhur të vërtetën. Nuk dihet ende nëse është kapur ose jo JuXhin Todi Aliaj.
Ndërrimi i mbiemrit nga ky i fundit është bërë kohë më parë për shkak të problemeve me ligjin.
