Harxhi: Nuk mendoj se SHBA kërkon një PD pa Berishën, administrata e amerikane do e gjejë rrugën e komunikimit me ne
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Edit Harxhi është shprehur se vota e anëtarëve të PD, ditën e nesërme ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar është shumë e rëndësishme.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Harxhi tha se demokratët shqiptarë, nuk janë të përçarë.
Edit Harxhi: Vota e anëtarëve nesër, është shumë e rëndësishme dhe baza e PD janë anëtarët e saj. Demokratët shqiptarë nuk janë të përçarë, flas këtu për demokratët e thjeshtë. Ata janë të bashkuar.
Teksa ka folur për Kuvendin Kombëtarë ajo tha se do të 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar ndërsa shtoi se ata do të jenë konsensual. Ndër të tjera ajo tha se në këtë Kuvend do të marrin pjesë dhe ata që Lulzim Basha i ka larguar.
Edit Harxhi: Do zgjidhen 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Risia e kësaj lste shtë fakti se aty janë të rinj konservatorë. Ne jemi duke u hapur drejt qytetarisë shqiptare dhe mendoj se kjo nuk do ndaloj vetëm me Këshillin Kombëtar por edhe të tjerë.
Berisha ka bërë thirrje në PD të gjithë të larguarëve nga Basha. Besoj se nesër do të kemi fjalime interesante. Topalli ka një pozicion të veçantë. Nesër do të jenë edhe Murrizi, Rudina Hajdari, pra janë shumë emra që janë larguar.
Përsa i përket akimimit në Gjykatë për rrëzimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, nga Enkelejd Alibeaj, Haarxhi tha se ky i fundit nuk është person juridik dhe nuk ka të drejtë për të përfaqësuar PD-në.
Edit Harxhi: Mundet të ndodh që Gjykata të vazhdojë në paligjshmërinë e saj, siç ndodhi dhe me pranimin e një apelimi nga një palë e tretë që është e panjohur për ne, sepse Alibeaj nuk është person juridik përsa I përket të drejtës për të përfaqësuar PD-në.
Ndërkohë ditën e sotme Ndihmës /Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, takoi Ramën, Enkeljed Alibeajn dhe jo Sali Berishën. Për këtë Harxh tha se këto janë vendimarrje të personaliteve të ndryshme në momente të caktuar.
Edit Harxhi: Këto janë vendimarrje të personaliteve të ndryshme në momente të caktuar. Nëse do të ishte përcaktim dhe nuk do të takohej me persona “Non Grata” atëherë nuk di dhe s’kam dëgjuar që presidenti të jetë shpallur “Non Grata”. Besoj se SHBA do e rishikojë në të ardhmen pozicionin e saj.
Më tej ajo tha se nuk mendon se SHBA kërkon një PD pa Berishën.
Edit Harxhi: Nuk mendoj se Amerika kërkon një PD pa Sali Berishën. Mendoj se administrate amerikane shumë shpejt do të gjejë rrugët e saj të komunikimit me administratën e PD që do dalë nga 30 prilli. Nuk mbyllen kurrë rrugët diplomatike. Ne kemi kontakte të vazhdueshme me SHBA.

