"Sfidat e drejtësisë", Universiteti Mesdhetar mbledh të gjithë aktorët në një Konferencë Ndërkombëtare
Reforma në drejtësi ka nxjerrë jashtë sistemit 67% të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të gjitha vakancat e krijuara nga ky proces duhen plotësuar. Kështu deklaruan kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ku morën pjesë personalitete të të gjitha fushave.
Këtë të premte u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Sfidat aktuale të sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe proceset demokratizuese” e organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Të ftuar ishin personalitete të shquara të shkencës, drejtësisë dhe politikës nga Shqipëria dhe rajoni.
Çfarë ka Broja?!
29 Prill, 16:57
Fjalën e hapjes e mbajti Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli, i cili theksoi se reforma në drejtësi vlerësohet si një nga reformat më të rëndësishme në interes të zhvillimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
“Nevoja për këtë reformë erdhi para së gjithash për shkak se qytetarët, përgjatë gati dy dekadave e gjysmë tranzicioni, në shumë raste janë përballur me një sërë shkeljesh dhe padrejtësish gjatë gjykimit të çështjeve të tyre në hallkat e sistemit gjyqësor”.
Kryetarja e Kuvendit nënvizoi veç të tjerash se sfida e vërtetë e drejtësisë është barazia reale e shtetasve para ligjit.
“Pandëshkueshmëria luftohet atëherë kur askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk është edhe poshtë tij. Për këtë të gjithë duhet të reflektojmë e të zhvillojmë përgjegjësitë që na takojnë”, u shpreh Nikolla duke falenderuar Universitetin Mesdhetar për organizimin e kësaj konference.
Ndërsa ministri i Drejtësisë u ndal tek sfidat e këtij procesi.
“Tashmë kemi hyrë në 5-vjeçarin e dytë, atë të konsolidimit të sistemit të reformuar të drejtësisë. Në këtë fazë të dytë, prioritet mbi prioritetet mbetet plotësimi i vakancave në organet e sistemit të drejtësisë, të krijuara prej vetingut rigoroz dhe të imtësishëm, duke pasur tani në fokus rekrutimin e magjistratëve të kualifikuar, sipas kritereve të mirëpërcaktuara në Kushtetutë dhe ligj.”
Kjo konferencë e cila zhvillohet e ndarë në dy ditë ka si qëllim të theksojë rolin që reforma në drejtësi ka në procesin e integrimit të vendit.


