Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Stamboll, 3 të vdekur dhe 9 të plagosur (Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën industriale Tuzla, në pjesën aziatike të Stambollit.

Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 3 punëtorë të fabrikës së llakut ku ka rënë zjarri, ndërkohë që janë plagosur 9 persona të tjerë.

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Stamboll, 3

Deri më tani sipas mediave turke nuk dihen shkaqet e shpërthimit të madh që ka tronditur zonës.

</div

 

Mësohet se fillimisht zjarri nisi në një fabrikë, e më pas është përhapur në 5 fabrika të tjera ngjitur.

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Stamboll, 3

Në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh i zjarrfikësve, për të shuar zjarrin.

Ndërkohë nga ana tjetër një hetim ka nisur nga Kryeprokuroria Publike e Anadollit në lidhje me vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Stamboll, 3