Me thikë në çantën e librave, nxënësi shoqërohet në komisariatin e Sarandës
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 15:58
Armë të ftohta në shkollë. shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, bazuar në informacionet e grumbulluara për nxënës që mund të mbajnë armë të ftohta me vete, kanë ushtruar kontroll në një prej shkollave të mesme të qytetit të Sarandës.
Gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në këtë shkollë, është gjetur një thikë, të cilën një nxënës 17 vjeç e mbante në çantën e librave.
Nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij.
Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për procedimin e tij, në gjendje të lirë.

