Qyteti ukrainas Kherson do të prezantojnë monedhën rubla nga 1 maji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2022, 20:56
Qyteti Kherson në Ukrainën jugore, të cilin Rusia pretendon se e ka marrë nën kontrollin e saj, do të kalojë në përdorimin e rublës, monedhës ruse, nga 1 maji.
Kjo është raportuar nga agjencia shtetërore ruse Ria Novosti e cituar nga BBC.
Shefi i OKB-së pritet me raketa ruse, dy shpërthime në Kiev
28 Prill, 20:07
Nënkryetari i administratës ushtarake dhe civile të rajonit, Kirill Stremousov, tha për Ria Novosti se kalimi do të zgjasë një periudhë prej 4 muajsh, gjatë së cilës do të jenë në qarkullim si rubla ukrainase, ashtu edhe hryvnia ukrainase.
Pas kësaj periudhe rajoni do të bëjë një kalim të plotë në përdorimin e monedhës ruse, shtoi ai.

