"Nëna vrasëse" E moshuara qëllon dhe vret fqinjën e saj, filmohet në video nga një banor

Në një video amatore të xhiruar nga një banor, shfaqen pamjet e tragjedisë së Treviglios, në zonën e Bergamos.

E arrestuara, Silvana Erzembergher, 71 vjeçe, duket me armë në dorë, ndërsa pak hapa më tutje trupi i fqinjit të saj, Luigi Casati, 68 vjeç, të cilin gruaja sapo e ka qëlluar.

Pranë tij është edhe bashkëshortja e tij Monica Leoni, 58 vjeçe, gjithashtu e goditur nga disa plumba në këmbë dhe në krah, tashmë e shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Karabinierët po e hetojnë rastin e rëndë dhe dyshohet se ka ardhu si pasojë e një mosmarrëveshjeje mbi bashkëpronësinë.