Fauci shpall fundin e pandemisë në SHBA por paralajmëron: Virusi mund të rikthehet

Edhe Shtetet e Bashkuara duket se i kanë dhënë fund fazës së pandemisë së Covid-19, të paktën kështu ka deklaruar eksperti i sëmundjeve infektive Antony Fauci, sipas të cilit nuk përjashtohet as rikthimi i virusit pas stinës së verës.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Anthony Fauci thotë se pandemia ka përfunduar në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur rënien e rasteve të reja ditore si dhe shtrimet në spitale.

Fauci: Ne tashmë jemi jashtë fazës së pandemisë. Përkatësisht ne nuk kemi 900 mijë infeksione të reja në ditë apo dhjetëra mijëra shtrime në spital dhe mijëra vdekje.

Megjithatë siç është bërë rrugë në tre vite të shpërthimit të pandemisë, periudha e rehabilitimit të virusit është vetëm gjatë stinës së verës.

Edhe zyrtari i lartë i shëndetësisë në SHBA, Fauci thotë se kriza shëndetësore nuk ka përfunduar ende.

E sipas paralajmërimeve të ekspertit, në vjeshtë mund të kemi të njëjtin skenar të shpërthimeve të reja dhe kufizimeve të vjetra.

Fauci sugjeroi se infeksionet mbahen në nivel shumë të ulët përmes vaksinimeve, megjithëse nuk sqaroi se sa doza duhen injektuar.

Fauci: Vaksinat mund të bëhen çdo vit ose më gjatë në mënyrë që ta mbajnë virusin në nivele të ulëta. Tani për tani nuk jemi në fazën e pandemisë. Pandemi do të thotë një infeksion të shtrirë në të gjithë botën i cili përhapet me shpejtësi mes njerëzve.

Muajin e kaluar, Fauci paralajmëroi se variantet e reja të koronavirusit që dalin në Shtetet e Bashkuara mund ta detyrojnë vendin të kthehet nën kufizime gjithëpërfshirëse.

Të paktën 67% e popullsisë në Amerikë është e vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa dozën e tretë e ka marrë vetëm 30% e amerikanëve.