OKB “amniston” Rusin, shefi i organizatës vizitoi qytetet ukrainase ku u gjetën varre masive

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vizitën e tij në Ukrainë e quajti luftën një absurditet. Nga qytetet ku u gjetën varre masive që dyshohet se u shkaktuan nga ushtarët rusë, Antonio Guterres tha se krimi më madhor është vetë lufta.

Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e ka quajtur luftën në Ukrainë një absurditet të shekullit të 21-të.

Ndërsa ka vizituar qytetet e Buças, Irpinit dhe Borodjankës pranë Kievit, ku pretendohet se u kryen krime lufte nga forcat ruse, Guterres thotë se krimi më i madh në Ukrainë është vetë lufta.

Guterres: Kur ne shohim këto skena të tmerrshme, më bën të mendoj sesa i rëndësishëm do ishte një hetim i plotë dhe një llogaridhënie. Jam i kënaqur që gjykata ukrainase e shikon këtë situatë dhe që prokuroria ishte tashmë këtu. Unë e mbështes plotësisht Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe bëj thirrje që Rusia të pranojë të bashkëpunojë me të. Por kur flasim për krime lufte, ne nuk mund të harrojmë që krimi më i madh është vetë lufta.

Tërheqja e trupave ruse nga rajonet pranë kryeqytetit ukrainas la sjellë varreza masive të civilëve.

Kombet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore i kanë kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të kryejë hetime për të vërtetuar nëse janë kryer krime lufte.

Rusi i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që e lidhin atë me masakrën e civilëve.