SHBA do të sekuestrojë dhe shesë pronat e oligarkëve rusë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2022, 16:46
Shtëpia e Bardhë ka propozuar që qeveria e SHBA duhet të sekuestrojë dhe të shesë pronat e oligarkëve rus.
Sipas mediave të huaja, në propozimin legjislativ që do t’i paraqitet Kongresit për shqyrtim, thuhet se paratë që do të merret nga pronat t’i dërgohen Ukrianës.
Planet e Shtëpisë së Bardhë do të jenë në bashkëpunimin midis departamenteve të Drejtësisë, Thesarit, Shtetit dhe Tregtisë.
“Masat do ta bënin më të lehtëapër SHBA-në sekuestrimin dhe shitjen e aseteve të oligarkëve dhe përdorimin e fondeve "për të korrigjuar dëmet e agresionit rus", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
