Shefi i OKB-së pritet me raketa ruse, dy shpërthime në Kiev
Dy shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, raporton Reuters.
Në kanalin e tij Telegram, këshilli i qytetit të Kievit thotë se Rusia shkaktoi dy shpërthime në lagjen Shevchenkivskyi.
Zyrtarët thonë se të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend, por informacionet për viktimat e mundshme janë ende duke u sqaruar.
Dy shpërthimet vijnë ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po viziton Kievin për bisedime dhe ka dhënë një konferencë të përbashkët shtypi sëbashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Rusia goditi Kievin me raketa pikërisht kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe kryeministrit bullgar Kiril Petkov vizitojnë kryeqytetin tonë. Me këtë akt të urryer barbarie Rusia demonstron edhe një herë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, Evropës dhe botës" shkruajti në tëitter Ministri i Jashtëm i Ukrainës Kuleba.
Më herët sot, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova paralajmëroi Perëndimin kundër inkurajimit të Ukrainës për të sulmuar territorin rus.
