33-vjeçari vdes pasi ambulanca u vonua, Greqia dëmshpërblen me 200.000 euro familjen

Një 33-vjeçar grek ka humbur jetën për shkak se ambulanca është vonuar 36 minuta.

Sipas mediave të huaja, 33-vjeçari kishte pësuar një atak në zemër, por ambulancat vonuan të shkonin në vendngjarje në kohën e duhur.

Për shkak të gabimit të ambulancave, qeveria greke ka vendosur të kompensojë familjen e 33-vjeçarit i cili ka dy fëmijë dhe gruan. 

Kështu qeveria greke, duke ratifikuar vendimin e apelit, ka dhënë 200 mijë euro si dëmshpërblim financiar  për gruan dhe asistencë mujore deri në 1200 euro për dy fëmijët deri në moshën 18 vjeç

33-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 4 vjeç e 8 muajsh dhe të ardhurat e tij mujore rreth 878 euro ishin të vetmet me të cilat mbante familjen. Por pas vdekjes së tij, gruaja kërkoi nga gjykatat administrative dëmshpërblimin për dëmin moral që pësoi nga vdekja e papritur e bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të tyre.