Raportimet: Shpërthime janë dëgjuar në Belgorod të Rusisë
Dy shpërthime u dëgjuan sot në qytetin rus të Belgorodit, thanë dy dëshmitarë për Reuters.
Shpërthimet u dëgjuan në pjesën jugore të qytetit, por nuk dihej menjëherë se çfarë i shkaktoi dhe nëse kishte viktima apo dëme.
Kremlini ka raportuar ditët e fundit, ato që thotë se janë një seri sulmesh nga forcat ukrainase në Belgorod dhe rajone të tjera jugore që kufizohen me Ukrainën.
Dje u dëgjua një shpërthim në fshatin Staraya Nelidovka në Belgorod dhe një depo municioni në rajon mori flakë.
Në fillim të këtij muaji, guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, pretendoi se një depo karburanti u godit nga dy helikopterë ushtarakë të Ukrainës pasi ata kaluan kufirin me Rusinë në lartësi të ulët.
Sot, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova akuzoi Perëndimin se i bën thirrje hapur Kievit të sulmojë Rusinë dhe e paralajmëroi atë të mos "testojë durimin e tyre".
