Aparatin e frymëmarrjes e përdorte për drogë, mamaja dënohet me 20 vite burg për vrasjen e djalit të saj astmatik

Një nënë e varur nga droga është dënuar me 20 vite burg për vrasjen e djalit të saj astmatik, i cili vdiq i vetëm.

Laura Heath i dha përparësi varësisë së saj ndaj heroinës dhe kokainës përpara vdekjes të parakohshme të shtatëvjeçarit, Hakeem Hussain të dielën më 26 nëntor 2017, tha Gjykata e Coventry Crown gjatë gjyqit të saj.

40-vjeçarja nga Birmingham, u dënua për vrasje të rëndë nga pakujdesia pasi djali i saj vdiq në shtëpinë e një shoku ku ata kishin qëndruar.

Gjykatësja Justice Dove tha se vdekja e Hakeem ishte rezultat i prindërimit "katastrofik dhe të mjerueshëm" të Heath.

Ajo i tha Heath-it se vdekja kishte ndodhur pasi jeta e saj hyri në një spirale në rënie nga droga në mjerim, kaos dhe tragjedi.

“Kur Hakeem Hussain vdiq në orët e para të mëngjesit, ai ishte vetëm shtatë vjeç. Është e qartë se në jetën e tij tragjikisht të shkurtër ai kishte qenë një frymëzim lumturie dhe dashurie për njerëzit që e njihnin. E vërteta është se Hakeem vdiq si rezultat i neglizhencës suaj të mjerueshme. Ju lejuat varësinë ndaj heroinës dhe kokainës. Vdekja e tij ishte e panevojshme, tragjike dhe si rezultat i dështimit tuaj të tmerrshëm si nëna e tij."

Imazhet e shfaqura në gjykatë zbuluan se si Heath, e cila blinte droge prej 55 £ në ditë, kishte modifikuar një nga aparatet e frymëmarrjes së djalit të saj me fletë metalike në mënyrë që ajo të mund ta përdorte atë për të pirë duhan.

Heath kishte pranuar katër akuza për mizori ndaj fëmijëve përpara gjyqit, duke përfshirë dështimin për të siguruar mbikëqyrjen e duhur mjekësore dhe ekspozimin e Hakeem ndaj tymit të shkaktarëve të astmës; heroinë, hashash dhe cigare.

Gjatë gjyqit doli se infermierja e shkollës Melanie Richards e kishte paralajmëruar gjatë një konferencë për mbrojtjen e fëmijëve, se Hakeem mund të "vdiste në fundjavë" vetëm dy ditë para vdekjes së tij.

Takimi përfundoi me një marrëveshje që punonjësi social i familjes të fliste me Heath të hënën - kohë në të cilën Hakeem kishte vdekur.