U arratis nga Rusia, nënkryetari i Gazprombank po lufton për Ukrainën: Nuk mund të shikoja shkatërrimin e atdheut
Në mes të luftës së përgjakshme kundër Ukrainës, të fuqishmit po ikin nga Rusia e Putinit.
Igor Volobuyev, nënkryetari i Gazprombank, institut bankar ndër më të rëndësishmit në Rusi dhe pronë e gjigantit shtetëror të naftës, ka dhënë dorëheqjen dhe është zhvendosur në Ukrainë.
Ai tani po lufton me trupat ruse për mbrojtjen territoriale të vendit.
Në një intervistë me shkrimtarin Sergei Loiko për portalin rus "The Insider" ai thotë se ka lindur në Oktyrka në rajonin Sumy të Ukrainës.
Kjo është arsyeja pse ai vendosi të kthehej në Ukrainë për të mbrojtur atdheun e tij.
“Nuk mund të duroja të qëndroja më në Rusi. Unë jam një ukrainas etnik dhe nuk mund të qëndroja duarkryq dhe të shikoja Rusinë duke shkatërruar atdheun tim. Kthimi im është një akt pendimi. Unë dua të pastroj veten nga e kaluara ime ruse. Do të qëndroj në Ukrainë deri në fitore”, thotë Volobuyev.
Ai shton se do të kishte dashur të kthehej në Ukrainë në 2004. Megjithatë, kjo nuk u bë e mundur për shkak të situatës së tij familjare.
Agresionin rus kundër Ukrainës Volobuyev e përshkruan si një krim lufte.
“Ky krim po kryhet nga Putini, qeveria ruse dhe në të vërtetë nag populli rus. Sepse nuk është Putini ai që po vret ukrainas, duke plaçkitur shtëpi apo përdhunuar gra. Është populli rus”, e tha qartë Volobuyev.
"Dhe megjithëse jam një ukrainas etnik, unë jam gjithashtu përgjegjës për këtë."
I vjen turp dhe do ta kalojë jetën duke u “penduar”.
Sepse, siç thotë ai: “Pjesa ime e përgjegjësisë është dy herë më e madhe: unë nuk jam thjesht një qytetar rus. Unë kam lindur (në Ukrainë) dhe kam jetuar këtu për 18 vjet, kështu që përgjegjësia ime është e dyfishtë ose e trefishtë”.
Në një intervistë me "The Insider", Volobuyev komentoi gjithashtu vdekjen e ish-zëvendëspresidentit të Gazprombank Vladislav Avayev dhe familjes së tij.
Duke cituar raportin e komitetit hetimor, mediat ruse raportuan se menaxheri i lartë kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij dhe kishte kryer vetëvrasje.
Por për Volobuyev, vdekja e tij ishte një vrasje që u "shit" si një vetëvrasje.
