Lëvizte rrugëve të Italisë me 13 kg kokainë në makinë, në pranga 25-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2022, 17:44
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, për trafikim droge. Sipas mediave të huaja, shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë me dije ishte i dënuar edhe më parë.
Policia vuri në pranga të riun pasi ky i fundit u shfaq nervoz dhe i frikësuar, në momentin që karabinerët e ndaluan për t’i kontrolluar makinën.
Brenda makinës u gjetën 13 pako drejtkëndëshe kokainë, rreth një kilogram secila, të mbyllura dhe të paketuara mirë. Kokaina ishte e fshehur në pjesën e pasme të sedijes. Përveç kokainës, janë sekuestruar edhe dy telefona dhe 350 euro.
Shqiptari korrier u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bolonjës.
