Kush do ta mendonte Ballkanin me 3 kryeministra shqiptarë?! Rama i lumtur me zgjedhjen e Abazoviç në krye të qeverisë malazeze

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mirëpritur zgjedhjen e Dritan Abazoviç si kryeministër i Malit të Zi.

"I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë" shkruan Rama.

Shefi i qeverisë thotë se u takon pikërisht tre kryeministrave shqiptarë të japin provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë.

"Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë".