Përkujtimi i holokaustit, Benett: Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, ndasia po na rrezikon
Hebrenjtë kanë përkujtuar këtë javë viktimat e Holokaustit. Ndërsa sirenat ranë mëngjesin e së enjtes, mijëra qytetarë dolën nga makinat, shtëpitë e tyre dhe ndaluan të ecurën në rrugë, për të përkujtuar duke ulur kokën ata gjashtë milion hebrenj që humbën jetën në kampet naziste.
Izraeli ka përkujtuar këtë të enjte gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë gjatë Holokaustit.
Mëngjesin e së enjtes, sirenat njoftuan në të gjithë vendin datën e caktuar për këtë përkujtim dhe njerëzit ndaluan kudo që ndodheshin duke qëndruar me kokë ulur për disa minuta në nderim të viktimave të gjenocidit nazist.
Në fjalën e tij, kryeministri Benet kërkoi që të ruhej dhimbja e Holokaustit. Sipas tij duhet të ndalohet të bëhet krahasimi i Holokaustit me ngjarje të tjera. Ky koment i tij erdhi pasi presidentët e Ukrainës dhe Rusisë kanë hequr paralele mes luftës së tyre dhe gjenocidit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Me kalimin e viteve, ka gjithnjë e më shumë diskurs në botë që krahason ngjarje të tjera të vështira me Holokaustin. Por jo”, tha ai.
"Asnjë ngjarje në histori, sado mizore të ketë qenë, nuk mund të krahasohet me shfarosjen e hebrenjve të Evropës nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre."
Pjesë e fjalës së tij ishte edhe apeli për të bashkuar kombin.
"Vëllezër dhe motra, ne nuk mundemi, dhe nuk mund të lejojmë që ndasia ta shpërbëjë Izraelin nga brenda," tha Bennett.
Shteti i Izraelit u themelua në vitin 1948 pas Holokaustit. Rreth 165,000 të mbijetuar jetojnë sot në Izrael. Izraeli bën përpjekje të mëdha për të përkujtuar viktimat e Holokaustit.
Restorantet dhe vendet argëtuese mbeten të mbyllura në ditën e përkujtimit të Holokaustit, radiot luajnë muzikë të zymtë dhe stacionet televizive ia kushtojnë programet e tyre dokumentareve dhe materialeve të tjera të lidhura me Holokaustin.
