Italia gati rublat, Gjigandi e energjitik ENI po përgatitet të hapë llogari me Gazprom bank

Gjigandi italian i energjisë Eni po përgatitet të hapë llogari në rubla në Gazprom bank SHA, përballe krizës se shkaktuar nga vendimi drastik i Moskës. Mire po BE thotë se një gjë e tille një gjë e tillë do të shkelte sanksionet.  Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi kompanitë që të mos përkulen ndaj kërkesave të Rusisë Aftësia e Evropës për të mbajtur një front të bashkuar kundër Rusisë do të testohet në javët e ardhshme.

Ne momentin qe gazprom bllokoi furnizim me gaz, për Bullgarinë dhe Poloninë, për shkak të mungesës së pagesave në rubla vendet evropiane po gjejnë mënyra alternative për ti dale.

Por  italianet mësohen se po përgatiten të hapin llogari në rubla me Gazprom bank. Bloomberg raportoi te mërkurën lëvizjen qe po ndërmerr gjigandi energjetik i Italisë. 

Më herët Bloomberg, duke cituar një burim të afërt me Gazprom, tha se veç italianeve janë edhe kompani te tjera evropiane te cilat kane hapur llogari speciale me Gazprom bank për të paguar furnizimin rus përmes një mekanizmi të ri - me konvertim në rubla.

Sipas agjencisë, lista totale e blerësve të gazit përfshin 21 shtete. Katër kompani evropianë i kanë paguar tashmë rublat.

Blomberg bën me dije gjithashtu se një valë e re pagesash për gazin do të  regjistrohet pas 15 majit. Ndërkohë Bashkimi Evropian ne kundërpërgjigje ndaj veprimit te Moske garanton furnizim te Bullgarisë dhe Polonisë.

Presidentja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se pagesa nga kompanitë evropiane në rubla për gazin e furnizuar nga Rusia shkel sanksionet e BE-se. 

"Për ato kompani që shkojnë për të (pajtohen me kërkesat e Moskës ka një rrezik të lartë të sanksioneve, tha zyrtrja e larte e Brukselit. Polonia dhe Bullgaria tashmë po marrin gaz nga fqinjët e tyre të Bashkimit Evropian," tha von der Leyen në një deklaratë të posaçme për mediat në Bruksel.

Komisioni Evropian premton se do të shtojë përpjekjet në grupet rajonale të vendeve të Unionit për te ofruar ndihmë më urgjente për fqinjët. Kjo do të ndihmojë në zbutjen e efektit të ndërprerjeve të furnizimit me gaz.

Puna gjithashtu do të vazhdojë për të garantuar furnizime dhe për të grumbulluar rezerva të mjaftueshme në një periudhe afatmesme.