Azilkërkuesve në Britani ju rrezikohet shëndeti nga akomodimi i pasigurtë
Sipas një raporti të ri nga "Doctors of the World" akomodimi i azilkërkuesve në Britaninë e Madhe është i pasigurtë, për shkak të kujdesit të pamjaftueshëm shëndetësor.
Gjithashtu kushtet e këqija të jetesës po përkeqësojnë dhe krijojnë probleme të shëndetit mendor e fizik .
Sipas dëshmive të paraqitura në raport, dështimi i Britanisë për të përmbushur standardet bazë njerëzore ka përkeqësuar depresionin, ankthin, çrregullimin e stresit post-traumatik si dhe ka krijuar shqetësime të tjera të shëndetit mendor midis azilkërkuesve.
Autoritetet britanike bëjnë me dije se do të zhvillojë më shumë strehim në shkallë të gjerë, për azil në zona të largëta, duke përfshirë ish bazën ajrore në, Linton-on-Ouse, në North Yorkshire me qëllim që të ndryshojnë sistemin e azilit.
Anna Miller, anëtare e "Doktorët e Botës", tha: "Mjerisht, planet për të zhvilluar vende të reja strehimi të stilit ushtarak do të shkaktojë në dëm të thellë për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve që kërkojnë strehim në Britaninë e Madhe".

