Kampionia olimpike në snowboard jashtë sportit këtë sezon, i përkushtohet shëndetit mendor

Kampionia olimpike e Snowboard, Halfpipe Chloe Kim, ka thënë se do të marrë një sezon pushim duke u larguar nga sporti.

Kim, 22 vjeç, do të humbasë sezonin 2022/23 tw snowbord por do të kthehet për të garuar për një medalje të tretë të artë në Milano Cortina 2026.

Chloe tha se dëshiron që ta shijojë këtë moment dhe ti rikthehet sportit kur të jetë gati. Ajo është shprehur se ka nevoj për ti kushtuar pak kohë shëndetit mendor.

Chloe Kim në moshën 17-vjeçare, u bë gruaja më e re që fitoi medaljen e artë olimpike të snowboarding në Pyeongchang në 2018 si dhe përsëriti suksesin në Pekin në 2022.