"Kush do ta imagjinonte që Gjermania të njihte patentat shqiptare", Rama: Më 30 prill nuk ka më sportele

Në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele.

"Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale", thotë kryeministri Rama.

Sipas tij, ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit.

Rama: Do ta nis fjalën në këtë ditë të shënuar për administratën tonë, me dy shembuj. Njëri është shembulli i drejtorisë së përgjithshme të transportit rrugor që përbën një burim shumë domethënës informacioni dhe eksperience për këtë proces tërësisht transformues që e çon administratën nga një makineri e shtrirë me zyra e njerëz, salla pritje, radha në një instrument në shërbim të çdo qytetari në xhep, në telefon apo kompjuterin më të afërt. Është një transformim i jashtëzakonshëm. Ishte e paimagjinueshme që Gjermania të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë. buronin nga një proces i pagjurmueshëm.

Ka pasur leje drejtimi që janë dhënë në mënyrë të parregullt, kjo e bënte të pamundur që Gjermania të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë. Mua më kujtohet kur e kam ngritur këtë çështje për herë të parë që ishte kërkesë insistuese atyre shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Rreshti i palës gjermane i rrudh në fytyrë sepse ishte kërkesë e pakonceptueshme për to se si mund Shqipëria të ishte e barabartë në këtë. Ka qenë krenaria ime kur inspektimi i Gjermanëve ishte pozitiv. Gjermanët dolën të shokuar sepse nuk e prisnin atë realitet të transformuar rrënjësisht. Vetëm përmes digjitalizimit është realizuar. Përmes digjitalizimit është realizuar qenë proces që i ka dhënë mundësi administratës të bëjë performancën më të lartë. Vendimi është i prerë, më 30 prill nuk ka më sportele.