Balla: Berisha ekzemplar në minimin demokracisë, ka tentuar vjedhjen e zgjedhjeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka përmendur Sali Berishës sërish nga Fieri "non gratën." Ai ndodhej në Fier për të parë nga afër punimet në shkollën bujqësore "Rakip Kryeziu."  

Në një deklaratë për mediet, i pyetur për Berishën, Balla tha se ish-kryeministri është shpallur non grata për dy arsye, si minues i demokracisë dhe për korrupsion të nivelit të lartë, dhe sipas Ballës Berisha është ekzemplar në të dyja.

Balla: Parlamenti Evropian para pak ditësh teksa miratoi raportin për Shqipërinë, diskutoi për një përafrim të qasjes edhe të BE-së përkundrejt personave "non grata" të shpallur nga SHBA. Sali Berisha është shpallur "non grata" me arsyetimin e minimit të demokracisë dhe korrupsion të nivelit të lartë.

Natyrshëm biem të gjithë dakord që Berisha është ekzemplar në të dyja, edhe në minimin e demokracisë prej fillimeve të veta. Sali Berisha jo vetëm që ka tentuar vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri dhe më pas minimin e demokracinë në shumë raunde dhe përpjekje të tjera. Natyrshëm dhe korrupsion i nivelit të lartë. Unë kam dërguar në Prokurori një çështje që lidhet me kompleksin Partizani. Është një prej aferave të pastra ku një pronë publike është privatizuar, gjoja i është rikthyer pronarëve. Është mirë që drejtësia t'i shohë të gjitha dhe të çojë këtë para drejtësisë.