Zjarr në një banesë në Patos, digjet 73-vjeçari (Pamje)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Verbas të Patosit. Një zjarr i madh mësohet se ka rënë në një banesë, ndërsa brenda saj ndodhej një 73 vjeçar. Flakët e rëna i kanë shkaktuar djegien dhe më pas vdekjen Sabri Serdarit.

Banesa e familjes Serdari në fshatin Verbas të bashkisë Patos u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të mërkure.

Brenda në banesë në momentin që kjo e fundit u përfshi nga flakët ishte edhe kryefamiljari 73 vjeçar Sabri Serdari i cili ndërroi  jetë në vend për shkak të djegies.

Mësohet se 73 vjeçari ishte vetëm në banesë pasi bashkëshortja nuk ndodhej aty, ndërsa e ka pasur të pamundur të dalë në momentet e para  të flakëve pasi ishte i paralizuar.

Sabri Serdari kishte 10 vite që jetonte në këtë banesë me qira së bashku me bashkëshorten.

Në momentin e flakëve fqinjët tregojnë se e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë për shkak se u përhap me shpejtësi dhe përfshiu të gjithë godinën.

Për të shuar flakët e banesës u angazhuan dy forca zjarrfikëse.

Dëmet materiale kanë qenë të shumta dhe në banesë thuajse nuk mbeti më asgjë nga flaka që e përfshiu të gjithë shtëpinë private.

Sakaq trupi i pajetë i 73 vjeçarit Sabri Serdari u përcoll për në morgun e qytetit të Fierit, teksa policia po punon për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Zjarr në një banesë në Patos, digjet  73-vjeçari