PD e përçarë drejt Kuvendit të 30 prillit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2022, 13:13
Kuvendi u 30 prillit i gjen të përçarë demokratët.
Sot dhe nesër do të mbahen zgjedhjet në degët e fundit që nuk kanë zgjedhur seksionët, grup seksionet dhe kryetarët e degëve dhe për pasojë dhe delegatët e të shtunës.
Nga ai kuvend do të ndryshojë sërish statuti i PD-së.
Komisioni i Rithemelimit ka vendosur që kryetarët e degëve dhe deputetët të jenë anëtarë automatikisht të Kuvendit, ndërsa 120 anëtarë të tjerë do të zgjidhen me votë.
Do të jenë 1100 delegatë që do të votojnë për këshillin e ri kombëtar, një institucion që i hap rrugë ristrukturimit të kupolës së Partisë Demokratike, zgjedh kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet e kësaj partie.
Raportimi i gazetarit të Ora News, Everest Dedaj.