Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Në kuadër të operacionit "Road Guard 15", u arrestua N. Zh., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë.

"Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kapën në flagrancë, në aksin rrugor Libohovë-Nepravishtë, Gjirokastër, shtetasin N. Zh., duke transportuar me automjet, 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit", bën me dije policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet