Mbyllen sportelet, Rama: I kursyem njerëzve 7 milion euro letër
Me mbylljen e sporteleve dhe transformimin në shërbime online, Rama i bëri tha se i ka kërkuar ministrisë së Brendshme që të marrë të gjithë printerat dhe letrat nga zyrat e gjendjes civile. Nuk duhet të ketë as printera, dhe as letra në këto zyra, tha kryeministri.
Rama: Mos ketë asnjë mundësi për të prodhuar certifikata me letër. Nuk ka nevojë, është humbje kohe për njerëzit, për shtetin, është para për shtetin është para edhe për njerëzit. Janë 7 milion euro që janë kursyer nga pagesat e sporteleve për të marrë letra, vetëm për letra i janë kursyer njerëzve 7 milion euro dhe do t'i kursehen edhe më shumë. Është e padrejtë kur njerëzve vazhdojnë t'i jepet certifikata letra. Nuk ka nevojë të dalë nga shtëpia për të marrë certifikatën, nuk ka nevojë të lëvizë fare. Të hyjë te platforma dhe ta marrë shërbimin. të gjitha janë kështu, përfshirë edhe famëkeqen hipotekë. Edhe hipoteka është këtu.
