Peticion online kundër Kim, Balla: Turp! Ambasadorja më e mirë që ka pasur Shqipëria

Në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një peticion kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në peticionin që deri tani është firmosur nga dhjetëra qytetarë online, i kërkohet DASH, që t'i ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit tonë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e quan të turpshëm peticionin dhe thotë se ambasadorja Kim është një nga ambasadoret më të mira që SHBA ka pasur në Shqipëri.

Balla: Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist. Kam pasur mundësinë të lexoj nga ato paudhësitë dhe çmenduritë e regjimit, ku shtoheshin masat që të bënin sulme kundër personave të caktuar dhe natyrshëm edhe kundër pushtuesit ose kundër rrezikut anglo-amerikan. Pastaj e dini si i formonin sekretarët e byrosë këto historisë. Edhe ky sulm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që ka pasur SHBA në Shqipëri, zonjës Kim.

Më thoni me cilin prej ambasadorëve amerikanë në Shqipëri Sali Berisha pasur në këto 30 vjet marrëdhënie të mira? Është një turp, unë e kam thënë dhe dua ta ripërsëris. Krijimi i një fryme antiamerikane brenda PD-së me prirje për të gjetur aleat edhe në ndonjë aleat tjetër të Sali Berishës, apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Berishës, mendoj se janë një turp që ta mbajnë atyre që u takon. Populli shqiptar është populli me % më të lartë të respektit dhe mirënjohjes ndaj SHBA.