“Dikur festonim se po rrethohej fusha”, Hallaçi: Kukës Arena si i Legia Varshavës, kuksianët ta ruajnë stadiumin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2022, 21:02
Hallaçi ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Figura e shquar e Kukësit është shprehur se stadiumi i ri i kaloi të gjitha pritshmëritë. Gjithashtu ka edhe një këshillë për tifozët që duhet të kujdesen për të. “Kam kujtime nga Kukësi, megjithëse ika i vogël. Dikur ishte fusha e parrethuar dhe kemi bërë festë të madhe që u rrethua fusha.
"Ishte e paimagjinueshme që do të vinte një ditë për të pasur një stadium të tillë. Kemi luajtur në stadiumin e Legias dhe tani e kemi edhe ne stadiumin si Legia e Varshavës. Është ëndërr. Kuksianët duhet të jenë të kujdesshëm dhe ta ruajnë stadiumin tani”, tha Hallaçi
