Kërcënime për bomba në disa komuna të Malit të Zi. Evakuohen shkollat dhe godinat e pushtetit vendor
Mëngjesin e sotëm, në disa komuna të Malit të Zi janë raportuar një sërë kërcënimesh për bomba në disa komuna.
Kërcënimet për mjete shpërthyese të dyshuara të vendosura mëngjesin e sotëm arritën në adresat e komunave Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje, Berane dhe Tivat.
Sipas raportimeve është evakuuar godina e bashkisë së Tivarit, ku nodhet edhe Gjykata, prokuroria si dhe ambientet e partisë.
Kryetari i Komunës së Nikshiqit u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, duke shkruar në Facebook se “është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish”.
"Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për të rrezikuar jetën e njerëzve. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq," tha Kovacevic.
Ai ka thënë se ka dalë i fundit nga godina e Komunës, pasi të gjithë punonjësit janë evakuuar.
"Ne presim që autoritetet të bëjnë pjesën e tyre dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Shpresoj se deri nesër do të marrim informacione se ndërtesa është e sigurt dhe se do të mund të kthehemi në punë," tha Kovaçeviç.
Ndërkohë në Berane është evakuuar edhe godina e pushtetit vendor.
Kryetari i Komunës, Tihomir Bogavac, ka thënë për “Vijesti” se objekti është evakuuar sipas rekomandimeve të policisë.
"Ata janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të tyre”, tha Bogavac.
Mëngjesin e sotëm janë evakuuar edhe tre shkollat fillore të qytetit, si dhe tre shkolla të zonës rurale për shkak të emaileve që kanë mbërritur në adresat e shkollave për lëndët plasëse të vendosura.
