Pavarësia e Donbasit/ Putini i kujton Kosovën kreut të OKB: Gjykata Ndërkombëtare i njohu sovranitetin
Gjatë takimit më kreun e OKB-së, presidenti Vladimir Putin duke folur për njohjen e republikave të shpallura të pavarura, Putin foli edhe për rastin e Kosovës.
Sipas tij, asnjë territor i caktuar i një shteti nuk është i detyruar të aplikojë për leje për të deklaruar sovranitetin e tij tek autoritetet qendrore të vendit.
Ai theksoi se një gjë e tillë për Kosovën dhe se është një vendim që në rastin e Kosovës është pranuar edhe nga gjykata ndërkombëtare.
“Më kujtohet shumë mirë vendimi i gjykatës ndërkombëtare, e cila thotë se në ushtrimin e së drejtës për vetëvendosje, asnjë territor i caktuar i një shteti nuk është i detyruar të aplikojë për leje për të deklaruar sovranitetin e tij tek autoritetet qendrore të vendit. Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Dhe ky vendim u mbështet nga të gjithë”, tha presidenti, duke injoruar fjalët e Guterres se OKB-ja nuk e njeh Kosovën.
Pushtimi i Rusisë në Ukrainë u zhvillua në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së, dhe njohja e rajoneve të Donbasit si shtete të pavarura ishte gjithashtu një hap i detyruar, vuri në dukje presidenti.
Këtë gjë Vladimir Putin ia tha në sy Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës António Guterres në bisedimet në Moskë.
“E përsëris edhe një herë: kjo është një masë e nevojshme për t'i fund vuajtjeve të njerëzve që jetojnë në këto territori. Fatkeqësisht, kolegët tonë në perëndim preferon të mos vërenin të gjitha këto”, tha presidenti.
António Guterres kujtoi se OKB-ja i konsideron veprimet e Moskës një pushtim.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së propozoi krijimin e një grupi kontakti me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Ukrainës për organizimin e korridoreve humanitare, në mënyrë që askush të mos ketë një justifikim për të shmangur krijimin e tyre.
Guterres mbërriti në Rusi nga Turqia, ku u takua me Recep Tayyip Erdogan. Pas Putinit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të takohet në Kiev me Vladimir Zelensky.

