Ekzekutimi i një prej emrave më me peshë të botës së krimit grek, ja lidhja e tij me Alket Rizain
Ai ishte një nga emrat më "të rëndë" të të ashtuquajturës mafia greke.
Giannis Skaftouros e dinte se llogaritë e hapura që kishte me pjesën tjetër të "botës së natës" nuk mbylleshin kurrë.
Për këtë, informacionet thoshin se ai shoqërohej gjithmonë nga persona të armatosur.
Mirëpo, ai nuk ka arritur të shpëtojë as në “shenjtoren” e tij në Skourta të Beotisë, ku kishte shkuar për Pashkë.
Në çdo çështje të madhe penale, emri i tij përfshihej në një mënyrë apo në një tjetër.
Në vitin 2002, 55-vjeçari ishte ndër të parët që doli në dosjen e 217 personave të krijuar nga Departamenti i Zhvatjes dhe akuzohej për “mbrojtje” të lokaleve të natës por edhe për kontrata vdekjeje.
Një rast që, nëse “17 Nëntori” nuk do të ishte çmontuar atë verë, do të ishte ndoshta operacioni më i madh policor i 20 viteve.
Në shtator 2007, policia gjeti të kërkuarin Giannis Skaftouros në zonën e Aspropirgos.
Ai ishte duke hipur në një xhip luksoz dhe policia qëlloi dhe më pas hodhi granata flash për ta ndaluar.
Në atë kohë ai konsiderohej si pjesëmarrës në arratisjen me helikopter të Alket Rizait dhe Vassilis Paleokostas nga burgu i Korydallos pasi dyshohet se do ti siguronte strehim të burgosurit shqiptar.
Në makinën e Skaftouros u gjet një armë me dy gëzhoja, një patentë shoferi false dhe 12 mijë euro.
Në janar 2009, emri i Giannis Skaftourou ishte ndër të parët në transmetimin e Attica Security për rrëmbimin e pronarit të anijes Periklis Panagopoulos së bashku me Panagiotis Vlastos, Vassilis Stefanakos e shumë të tjerë.
Po në të njëjtin vit, ai u akuzua se gjatë kohës që ishte në burg kishte urdhëruar që së bashku me Vlastos të vrisnin në Nea Penteli, Giorgos Gousios, një punonjës i Ministrisë së Arsimit në pension të parakohshëm.
Policia mbërriti në gjurmët e tij pasi analizoi telefonatat që viktima kishte marrë në celularin e tij. Disa prej telefonatave u zbulua se kishin ardhur nga një celular me parapagesë i gjetur në qelitë e dy të arrestuarve.
Në fillim të vitit 2015, Skaftouros akuzohet për një tjetër çështje të rëndë penale. Së bashku me Vlastos-Stefanakos e shumë të tjerë, ata akuzoheshin se shantazhonin gjyqtarë, biznesmenë, madje edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të armatimeve të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Giannis Sbokos, duke vendosur bomba në shtëpitë e tyre për t'u marrë para.
Përfundimi i spirales erdhi kur një i afërm i Vlastos, Litsa Vlastou, që u nda nga jeta pak muaj më parë, vendosi në regjimin e frikës dhe kërcënimeve të ekspozonte aksionin e organizatës kriminale dhe të fliste me autoritetet.
Giannis Skaftouros, megjithatë, u ndoq nga "zotat dhe demonët". Edhe brenda burgut ai nuk ishte i sigurt. Në qershor 2018, një i panjohur e goditi me thikë në burg. Disa muaj më vonë ai u lirua por sërish nuk mund të mbahej larg paligjshmërisë.
Më datë 14 shkurt 2020, në ditën e të dashuruarve, punonjësit e policisë së ekipit të DIAS-it e lokalizuan në zonën e Glyfadës. Gjatë kontrollit në makinën e blinduar që drejtohej nga “dora e djathtë” e Vassilis Stefanakos, u gjetën dy pistoleta, pesë radio, dy thika, plumba dhe një sirenë policie.
Menjëherë pas tij në një makinë tjetër ishte një miku i tij.
Ndaj tyre u ngrit një rast për shkelje të ligjit për armët.
