Larje hesapesh për Pashkë, ekzekutohet një nga stekat e vjetra të mafies në Greqi, u sulmua në oborrin e shtëpisë

Giannis Skaftouros, bosi i jetës së natës në Greqi, është ekzekutuar me kallashnikov në prani të familjarëve. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne Pashkësh.

Ai ndodhet në shtëpinë e tij në Skourta të Beotisë, kur dy persona kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të 55-vjeçarit dhe më pas janë zhdukur.

Sipas informacioneve të para, autorët e përfshirë në atentat ishin katër.

Ata po lëviznin me dy motoçikleta dhe kanë ndalur pranë shtëpisë. Dy prej tyre me skafandra në kokë kanë hyrë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej Skaftouros me rreth 10 të afërm dhe miq dhe kanë qëlluar disa herë me kallashnikov. 

Nga plumbat gjeti vdekjen në vend 55-vjeçari, ndërsa të plagosur lehtë mbetën vajza e tij 22-vjeçare dhe vjehrri i tij 45-vjeçar.

Në vendngjarje u gjetën mbi 15 gëzhoja kallashnikovi dhe një kalibër 9 mm, i cili është rrethuar dhe po hetohet.

Viktima Giannis Skaftouros, dora e djathtë e Vassilis Stefanakos, konsiderohet si një nga “të vjetrit” e fundit të “mafias greke”, me një biografi të rëndë.

Ai ishte ndër të akuzuarit për rrëmbimin e pronarit të anijes, Perikli Panagopoulos. Ai u akuzua gjithashtu për një sërë krimesh dhe përfshirje në "sindikatën e krimit" famëkeq që u shpërbë në korrik 2002.

Skaftouros u lirua në vitin 2019, pas shumë vitesh burg, ndërsa në vitin 2020 u arrestua në kërkim të rastësishëm në Glyfada dhe ndaj tij u ngrit një çështje për shkelje të ligjit për armët, pasi në makinën e tij iu gjetën dy pistoleta, pesë radio, dy thika, plumba dhe një radio e cili ishte i sintonizuar në frekuencat e policisë.

Rasti është marrë në dorëzim nga Sektori i Krimeve kundër Jetës në Sigurimin e Atikës, ndërsa policia po punon për kapjen e autorëve.

Larje hesapesh për Pashkë, ekzekutohet një nga stekat e vjetraLarje hesapesh për Pashkë, ekzekutohet një nga stekat e vjetra