Policia e Kosovës shton patrullimin në Bërnjak pas sulmeve në veri

Policia e Kosovës ditën e sotme (26 prill) është sulmuar sërish me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në veri, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Nisur nga ngjarja në fjalë janë shtuar patrullimet e Policisë së Kosovës në drejtim të Bërnjakut. Mediat kosovare kanë siguruar foto ku shihet patrullimet e Policisë së Kosovës.

Nga sulmi i ditës së sotme nuk pati persona të lënduar. Lajmin e bëri me dije Baki Kelani.

Policia e Kosovës shton patrullimin në Bërnjak pas sulmeve

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka deklaruar Kelani.

Sulmi i parë sipas zyrtarëve të Kosovës, ka ndodhur më 13 prill, ndërsa për një javë janë regjistruar pesë sulme në total.

Sulmet ndaj policisë së Kosovës sollën reagime të shumta nga zyrtarë, të cilët dënuan veprimet që dyshohen se janë kryer nga Serbia.

Policia e Kosovës shton patrullimin në Bërnjak pas sulmeve

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, javën e kaluar, Ziadeh sulmin në veri e ka konsideruar incident shqetësues.

Policia e Kosovës shton patrullimin në Bërnjak pas sulmeve