Ekzekutimi i bosit të mafies greke, kamerat ‘kapin’ autorët, momenti kur largohen nga vendngjarja
Giannis Skaftouros, bosi i jetës së natës në Greqi, është ekzekutuar me kallashnikov në prani të familjarëve, ditën e djeshme, 26 prill.
Ndërkohë së fundmi mediat greke kanë publikuar video, ku shihet se dy ekzekutorët janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes pasi kanë vrarë bosin grek të mafies.
Ky i fundi u vra në oborrin e shtëpisë, ku të pranishëm ishin dhe familjarët. Si pasojë e plumbave mbetën të plagosur edhe vajza 22-vjeçare dhe vjehrri i tij 45-vjeçar.
Sakaq bëhet e ditur se autorët më pas e kanë braktisur motoçikletën me të cilën u arratisën. Ajo rezulton të jetë e vjedhur në vitin 2019 në zonën e Aspropirgos dhe është një motor 1200 metër kub.

Sipas një dëshmitari i cili ka parë të gjithë ngjarjen autorët e vrasjes flisnin rrjedhshëm greqisht, veshur kishin rroba të zeza, në kokë mbanin helmeta ndërsa poshtë tyre mbanin kapuçë.
Shikoni videon e autoëve duke u larguar nga vendngjarje.
Në vendngjarje u gjetën mbi 15 gëzhoja kallashnikovi dhe një kalibër 9 mm, i cili është rrethuar dhe po hetohet.
Viktima Giannis Skaftouros, dora e djathtë e Vassilis Stefanakos, konsiderohet si një nga “të vjetrit” e fundit të “mafias greke”, me një biografi të rëndë.
Ai ishte ndër të akuzuarit për rrëmbimin e pronarit të anijes, Perikli Panagopoulos. Ai u akuzua gjithashtu për një sërë krimesh dhe përfshirje në "sindikatën e krimit" famëkeq që u shpërbë në korrik 2002.
Skaftouros u lirua në vitin 2019, pas shumë vitesh burg, ndërsa në vitin 2020 u arrestua në kërkim të rastësishëm në Glyfada dhe ndaj tij u ngrit një çështje për shkelje të ligjit për armët, pasi në makinën e tij iu gjetën dy pistoleta, pesë radio, dy thika, plumba dhe një radio e cili ishte i sintonizuar në frekuencat e policisë.
Rasti është marrë në dorëzim nga Sektori i Krimeve kundër Jetës në Sigurimin e Atikës, ndërsa policia po punon për kapjen e autorëve.
