Nesho: Denazifikimi i Ukrainës, paralelizëm me deklaratat e provokimet e Serbisë për Kosovën
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Agim Nesho, Ambasador u shpreh se Rama dhe Vuçiç janë duke ndjekur politika personale në Ballkan.
Ai tha se çështja e Putinit me deklaratat për denazifikim të Ukrainës, krijon paralelizim të plotë me situatën dhe deklaratat e Serbisë më Kosovës, duke theksuar edhe provokimet në kufi.
Nesho: Politika e personalizuar shqiptare mbetet në atë naivitetin e saj, duke krijuar miqësi me Vuçiçin dhe Serbinë për interesa personale të pushtetit duke krijuar një dy-pol në Ballkan. Janë futur në një projekt që nuk dalin dot. Kjo është një situatë shumë e rëndë.
Kemi një reflektim të gjithë politikës ruse në Ballkan. Një përgjegjës i politikës serbe për Kosovën the se Kurti është një Hitler. Çështja e Putinit me deklaratat për denazifikim të Ukrainës, krijon paralelizim të plotë, po ashtu edhe ideja e provokimeve në kufi.

