Sulmohet sërish policia në veri të Kosovës, nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës është sulmuar sërish në veri, në fshatin Zubin Potok.
Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar. Lidhur me rastin janë marrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, thuhet në njoftim. Nga sulmi, nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.
"Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga Stacioni Policor në Zubin Potok të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri.
Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve."
Që prej datës 13 prill policët janë sulmuar disa herë nndërmjet Zubin Potokut dhe pikës kufitare me Serbinë, në Bërnjak, teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka quajtur këto sukme si akte terroriste.
Ndërsa drejtori Policisë, Samedin Mehmeti tha se dyshonte se sulmet erdhën nga territori i Serbisë.
