Mediu: Serbia një shtet Proxy i Rusisë në Ballkan, narrativa e Putinit e ngjashme me atë të Vuçiçit

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se Ukraina është shënjestra e rusëve për momentin, por Rusia do që të krijojë probleme në të gjithë Evropën.

Mediu tha se po ta shohësh narrativën e Putinit me situatën në Donbas dhe Krime, kanë një ngjashmëri të frikshme me atë të Vuçiçit kundrejt Kosovës.

Mediu: Ukraina është shënjestra e rusëve për momentin, por Rusia do që të krijojë probleme në të gjithë Evropën, sidomos në shtete Proxy sikurse është Serbia. Ka një prezencë inteligjencë NATO-s në ish-republikat e BRRS-së.

Serbia i dedikon 3% të PPB-së mbrojtjes kur nuk kërcënohet nga asnjë vend. Pra përpos partnerit politik në Ballkan, Rusia po kërkon edhe një partneritet ushtarak dhe kostot do t’i vuajnë shqiptarët. Po ta shohësh narrativën e Putinit me situatën në Donbas dhe Krime, kanë një ngjashmëri të frikshëm me Kosovën dhe rajonin e Ballkanit. Të njëjtën gjë thotë edhe Vuçiçi për mbrojtjen e interesave serbe.