Andoni: Kosova mbikëqyret ende nga te huajt, është njëlloj si të jetë anëtare e NATO-së
Ditën e sotme policia në veri të Kosovës, është sulmuar sërish.
Në lidhje me këtë analisti Ben Andoni tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Kumanovës, ndërsa shtoi se reagimi i saj ndaj policisë së Kosovës, ishte përtej normales.
Sipas Andonit, qëllimi i Serbisë është të zvogëlojnë autoritetet e Kosovës.
Ben Andoni: Incidentet e fundit në Kosovë, incidentet që kanë ndodhur disa javë më para, kur autoritetet e Kosovës, me të gjithë tagrin e vet donte të ishte prezente edhe në komunat e Veriut, na tregoi realisht se reagimi serb ishte tej normales. Domethënë, shkelën marrëveshjen e Kumanovës, por edhe treguan një lloj dispozite për ta riparë të ardhmen. Ky është problem. Këtij problemi i janë shtuar incidentet qe shumta që po ndodhin, dhe këto sulme nuk ndodhin rastësisht. Qëllimi i tyre është të zvogëlojnë autoritetin e Kosovës, që për hir të vërtetës është i dobët.
Ai tha se e ardhmja nuk do të jetë e qetë për Ballkanin, ndërsa theksoi se Kosova mbikëqyret nga të huajt dhe ka mbështetjne e KFOR.
Ben Andoni: Në prioritetet e Kurtit, dialogu me Serbinë ishte në rreshtin e 6-7, dhe kjo quhet një mungesë predispozite, të Kosovës. E ardhmja nuk do të jetë aq e qetë në Ballkan. Kemi një angazhim të jashtëzakonshëm për armatimin sllav.
Për fatin e madh, Kosova duan apo nuk duan serbët, përpos faktit se është shtet i pavarur, mbikëqyret nga të huajt dhe ka juridiksionin mbrojtës të KFOR. Është njësoj si të jetë vend anëtar i NATO-së.
