Përfshihet nga flakët banesa në Gjirokastër, shkak energjia elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2022, 19:28
Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen nr.18 në Gjirokastër.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se shkak i zjarrit është energjia elektrike, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
