Arbëreshet në Shkodër, vizitojnë kalanë, kishën e Zojës dhe Bashkinë: Sfidë ruajtja e gjuhës shqipe

Rrënjët janë të rëndësishme për ta.

"Kemi të gjithë një gjak."

Për më shumë se 5 shekuj kanë ruajtur gjuhën, traditën, kulturat.

Por sot sfida më e madhe e arbëreshëve është që edhe të rinjve t’u përcillet gjuha.

"Në shtëpi, sidomos të vjetrit flasin vetëm gjuhën tonë, por më të rinjtë po e humbin këtë traditë. Jemi duke bërë përpjekje të hyjë në shkollat tona mësimi i gjuhës shqipe. Mundësia e mësimit të gjuhës ishte bërë e pamundur por po përpiqemi me të gjitha format, së paku të nisim kurse dhe më pas në rrugë zyrtare."

Me këngë, flamuj e zjarre u rikthen tek Kalaja e Rozafës në Shkodër.

"Rroftë Skënderbegu!"

Përkujtojnë 555-vjetorin e fitores së ushtrisë së Skënderbeut kundër forcave osmane dhe shtegtimin e figurës së “Zojës së Këshillit të mirë”, nga Shkodra në Itali.

Vizituan kishën e Zojës dhe u mirëpritën në zyrën e kryetarit të bashkisë Bardh Spahia.

Loris Scenderbeg: Duhet të jemi krenar që kemi këtë histori, traditë që duhet t'ja prezantojmë të gjithë botës. Shqipëria ka qenë pak në hije dhe e pavlerësuar për rolin që ka patur. Shqiptarët dhe italianët e jugut kanë gjak të përbashkët që i ka rrënjët e hershme, jemi ilirë.

Me veshjet tradicionale dhe këngët arbëreshe ato përshkuan rrugët e Shkodres, duke na dëshmuar edhe njëherë tjetër vlerat e këtij komuniteti që ju rrezistoi sfidave me të cilat historia i përballi.