Autorët e plagosjes në Pogradec u larguan me këtë mjet, pritet angazhimi i RENEA-s për kapjen e tyre

Autorët e plagosjes në Pogradec u larguan me këtë mjet,
Makina me të cilën u larguan Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari

Ora News siguron foton e automjetit të sekuestruar nga policia në të cilën Firdeus Berberi dhe shoku i tij Grisel Maxheri janë larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së Johan Muçllarit.

Ky automjet së bashku më 2 mjete të tjera janë të sekuestruara nga policia e ndërsa po kryhen kontrolle me qëllim gjetjen e ndonjë prove.

Policia ka arrestuar edhe Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku, Rudi Shahon.

Pesë të arrestuarit akuzohen për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Këtë të martë policia e Pogradecit në bashkëpunim me policinë e Korçës ka kryer disa kontrolle më qëllim kapjen e dy të rinjve.

Dyshimet janë se Berberi dhe Maxhari janë të armatosur, dhe për këtë arsye po mendohet angazhimi i forcave RENEA për kapjen e tyre.