Zyrtarët e lartë në përgjimet e SPAK, Arben Kraja: Kemi përgjuar dyshime për korrupsion
Përgjatë vitit 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përdorur metodën e përgjimit për 129 procedime penale.
Për to janë interceptuar 1500 subjekte ku përfshihen autorë të dyshuar dhe persona që kanë pasur dijeni për vepra të ndryshme. Nga ana tjetër kanë qenë 1957 persona nën përgjim.
Sipas kreut të SPAK, Arben Kraja, kjo formë hetimi është dhe rekomandim i BE-së.
"Duhet të përdorë sa më shumë hetime proaktive."
Veprat e korrupsionit kanë qenë ato më të shpeshta që kanë sjellë përgjimin.
"Po të shohim statistikat janë më shumë krime që lidhen me korrupsionin dhe krimet që lidhen me korrupsionin por brenda paramentrave ligjorë."
Por duket se një pjesë e mirë e dosjeve të nxehta nuk kanë përfunduar, ndërsa në përgjim kanë qenë zyrtarë të lartë.
"Në të gjitha nivelet, proceset vazhdojnë."
Për vitin e shkuar janë regjistuar 411 autorizime të prokurorit për lejim përgjimi dhe 1204 vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
